Ligj

PËR VLERËSIMIN DOGANOR

Ligji nr. 8187, datë 23 janar 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8187
Data e miratimit
23 janar 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 11 shkurt 1997
Hyn në fuqi
1 janar 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1997-02-11

LIGJ

Nr.8187, datë 23.1.1997

PËR VLERËSIMIN DOGANOR

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i vlerës doganore të mallrave me qëllim zbatimin e

tarifës doganore, si dhe i masave të tjera jotarifore që mund të vendosen me dispozita të veçanta në

fushën e shkëmbimit të mallrave.

Neni 2

Për qëllimet e këtij ligji, termat e përdorura kanë këto kuptime:

1. "Vlera doganore e mallrave të importuara" do të thotë vlera e mallrave për qëllime të

nxjerrjes së taksave "ad-valorem" mbi mallrat e importuara.

2. "Vlera e transaktuar" është çmimi aktualisht i paguar ose që do të paguhet për mallrat e

shituara për eksport drejt territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

3. a) "Mallra të njëjta" janë mallrat që janë të njëjta në të gjitha aspektet, duke përfshirë

karakteristikat fizike, cilësinë dhe emrin e mirë. Diferenca të vogla në pamjen e jashtme nuk i

përjashtojnë ato nga përcaktimi si mallra të njëjta.

3. b) "Mallra të ngjashme" janë mallrat që, ndonëse nuk janë të njëjta në të gjitha aspektet,

kanë karakteristika dhe materi ale përbërëse të ngjashme që i mundëson ato të kryejnë të njëjtat

funksione dhe të jenë të zëvendësueshme nga pikëpamja tregtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.