Ligj

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1673, DATË 20.12.1996 "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT PERSONALE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7823, DATË 18.5.1994, LIGJIN NR.7897, DATË 2.2.1995 DHE LIGJIN NR.8091, DATË 21.3.1996

Ligji nr. 8189, datë 30 janar 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8189
Data e miratimit
30 janar 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 11 shkurt 1997
Hyn në fuqi
11 shkurt 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1997-02-11

LIGJ

Nr.8189, datë 30.1.1997

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1673, DATË 20.12.1996 "PËR

TATIMIN MBI TË ARDHURAT PERSONALE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7823, DATË

18.5.1994, LIGJIN NR.7897, DATË 2.2.1995 DHE LIGJIN NR.8091, DATË 21.3.1996

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese",

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet me ndryshime dekreti nr.1673, datë 20.12.1996 "Për tatimin mbi të ardhurat

personale", ndryshuar me ligjin nr.7823, datë 18.5.1994, ligjin nr.7897, datë 2.2.1995 dhe ligjin

nr.8091, datë 21.3.1996" si vijon:

Neni 2 i paragrafi i dytë bëhet:

"Të ardhurat e realizuara nga shitja e pasurive të paluajtshme me vlerë deri në 2 milionë lekë

nuk tatohen.

Të ardhurat e realizuara nga shitja e pasurive të paluajtshme me vlerë 2 milionë deri në 4

milionë lekë tatohen 1 për qind të çmimit të shitjes.

Të ardhurat e realizuara nga shitja e pasurive të paluajtshme me vlerë 4 milionë deri në 6

milionë lekë tatohen 2 për qind të çmimit të shitjes.

Të ardhurat e realizuara nga shitja e pasurive të paluajtshme me vlerë mbi 6 milionë lekë

tatohen 3 për qind të çmimit të shitjes".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1716, da të 31.1.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.