PËR SHPËRNDARJEN E PASURISË SË FONDACIONEVE QË KANË USHTRUAR VEPRIMTARINË E TYRE TË HUAMARRJES MBI BAZËN E SKEMAVE PIRAMIDALE MASHTRUESE
Ligji nr. 8190, datë 30 janar 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8190
- Data e miratimit
- 30 janar 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 11 shkurt 1997
- Hyn në fuqi
- 30 janar 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1997-02-11
LIGJ
Nr.8190, datë 30.1.1997
PËR SHPËRNDARJEN E PASURISË SË FONDACIONEVE QË KANË USHTRUAR
VEPRIMTARINË E TYRE TË HUAMARRJES MBI BAZËN E SKEMAVE PIRAMIDALE
MASHTRUESE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kry esore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim të vendosë rregulla për mënyrën dhe kriteret e shpërndarjes së pasurisë të
fondacioneve, të cilat e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre të huamarrjes mbi bazën e skemave
piramidale mashtruese, që më poshtë do të quhen "fondacione".
Për shpërndarjen e pasurisë së këtyre fondacioneve ndaj huadhënësve nuk zbatohen dispozitat
e tjera ligjore në fuqi.
Neni 2
Në masën e detyrimit të fondacioneve kundrejt huadhënësve të tyre do të përfshihen shumat e
llogarive të tyre të bl lokuara në banka, të gjitha llojet e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të
themeluesve të fondacioneve, të drejtuesve në qendër e në rrethe, si dhe të gjithë personave të tjerë të
cilët deklarohen fajtorë për bashkëpunim me themeluesit e fondacioneve për realizimin e skemave
piramidale.
Neni 3
Të gjitha veprimet juridike që kanë kryer personat e parashikuar në nenin 2 të këtij ligji në
lidhje me tjetërsimin e pasurisë së tyre tek personat e tretë, respektivisht nga data e themelimit ose e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.