Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian "Programi i tregut të përbashkët për periudhën 2021-2027"
Ligji nr. 35/2024, datë 11 prill 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 35/2024
- Data e miratimit
- 11 prill 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 73, 26 prill 2024
- Hyn në fuqi
- 11 maj 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2024-04-26
LIGJ
Nr. 35/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT
EVROPIAN PËR PJESËMARRJEN E SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E BASHKIMIT
EVROPIAN “PROGRAMI I TREGUT TË PËRBASHKËT PËR PERIUDHËN 2021–2027”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian “Programi i
tregut të përbashkët për periudhën 2021–2027”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 11.4.2024.
Shpallur me dekretin nr. 156, datë 22.4.2024, të Prestidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE BASHKIMIT
EVROPIAN, NGA ANA TJETËR, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË
PROGRAMIN E BASHKIMIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E TREGUT TË PËRBASHKËT
(SINGLE MARKET PROGRAMME)
Qeveria e Republikës së Shqipërisë (në vijim e referuar si “Shqipëria”),
nga njëra anë, dhe
Komisioni Evropian (në vijim i referuar si “Komisioni”), në emër të Bashkimit Evropian,
nga ana tjetër,
në vijim të referuara si “Palët”,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.