Ligj

PËR TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE

Ligji nr. 8193, datë 6 shkurt 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8193
Data e miratimit
6 shkurt 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 7 mars 1997
Hyn në fuqi
22 mars 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1997-03-07

LIGJ

Nr.8193, datë 6.2.1997

PËR TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat për transplantimin e organeve te njerëzit.

Objekt i këtij ligji janë veprimtaritë që lidhen me heqjen dhe implantimin e organeve te

njerëzit, të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë nga persona fizikë e juridikë, vendas e të

huaj.

Neni 2

Në kuptim të këtij ligji, transplante janë organet, qelizat dhe indet me origjinë njerëzore ose

shtazore të destinuara për t'u transferuar te njeriu.

Transplantimet kryhen:

a) brenda të njëjtit individ nga një pjesë e trupit te një tjetër;

b) midis individëve të të njëjtës specie;

c) midis individëve të specieve të ndryshme;

d) midis individëve identikë nga pikëpamja gjenetike.

Neni 3

Heqja dhe implantimi i transplanteve kryhet vetëm për nevoja mjekësore dhe kur vlerësohet se

kjo është e domosdoshme për të siguruar jetën dhe shëndetin e marrësit të transplantit.

Neni 4

Ndalohet shit blerja e transplanteve, si dhe çdo lloj veprimtarie që favorizon reklamimin,

tregtimin dhe trafikimin e paligjshëm të transplanteve.

Këto veprimtari dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal.

KREU II

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.