Ligj

PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE

Ligji nr. 8192, datë 6 shkurt 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8192
Data e miratimit
6 shkurt 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 7 mars 1997
Hyn në fuqi
22 mars 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1997-03-07

LIGJ

Nr.8192, datë 6.2.1997

PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

DESPOZITA TË PËRGJITHSHME

KREU I

Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është siguria e konsumatorëve për mbrojtjen e shëndetit dhe të interesave

të tyre ekonomike.

Neni 2

Në këtë ligj, nëse nuk përcaktohet ndryshe:

a) Konsumator është çdo person fizik ose juridik që blen a përdor mallra ose shërbime për

nevojat e veta dhe jo me qëllim rishitjeje.

b) Shitës është person fizik a juridik që shet mallra, ose i kryen shërbime një konsumatori.

c) Prudukt dhe prodhues janë terma në përputhje me përcaktimin e dhënë në nenin 631 të

Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

d) Importues është çdo person fizik ose juridik që importon mallra në territorin e Republikës

së Shqipërisë.

e) Ndërmjetës quhet çdo person fizik a juridik që ndërmjetëson importin dhe shër bimet e

mallrave.

f) Furnizues është çdo person fizik a juridik që furnizon mallra te shitësi.

g) Mall është çdo produkt që është nxjerrë, përftuar ose importuar dhe prodhuar, pavarësisht

nga shkalla e përpunimit të tij, dhe që destinohet për t’ua shitur konsumatorëve.

gj) Mall i rrezikshëm është ai që në kushte të zakonshme përdorimi rrezikon jetën, mjedisin,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.