Ligj

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1700, DATË 9.1.1997 "PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Ligji nr. 8191, datë 6 shkurt 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8191
Data e miratimit
6 shkurt 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 7 mars 1997
Hyn në fuqi
22 mars 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1997-03-07

LIGJ

Nr.8191, datë 6.2.1997

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1700, DATË 9.1.1997 "PËR NJË

NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese",

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet me ndryshime dekreti nr.1700, datë 9.1.1997 "Për një ndryshim në ligjin nr.7777,

datë 22.12.1993 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë", si vijon:

Në nenin 2, rreshti i tretë ndryshohet:

"Për autovetura dhe mjete të tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobuzë,

furgonë dhe mjete të tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 ton caktohet 20 000

lekë".

Në nenin 2, rreshti i katërt, ndryshohet: "Për traktorët rrugorë (kokat tërheqëse), autobuzët dhe

mjete të tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 ton, caktohet 20 000 lekë".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1721, datë 11.2.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.