Ligj

PËR AMNISTINË PËR PERSONAT CIVILË DHE USHTARAKË QË U IMPLIKUAN NË REVOLTAT PAS FALIMENTIMIT TË SKEMAVE PIRAMIDALE MASHTRUESE

Ligji nr. 8198, datë 11 mars 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8198
Data e miratimit
11 mars 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 28 mars 1997
Hyn në fuqi
11 mars 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1997-03-28

LIGJ

Nr.8198, datë11.3.1997

PËR AMNISTINË PËR PERSONAT CIVILË DHE USHTARAKË QË U IMPLIKUAN NË

REVOLTAT PAS FALIMENTIMIT TË SKEMAVE PIRAMIDALE MASHTRUESE

Në mbështetje të nenit 16, pikat 2 dhe 6 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat

kryesore kushtetuese", nisur nga marrëveshja e partive politike shqiptare e datës 9 mars 1997, me

propozimin e një grupi deputetësh

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Përjashtohen nga ndjekja penale dhe nga vuajtja e mëtejshme e dënimit personat civilë dhe

ushtarakë që, pas falimentimit të skemave piramidale mashtruese, gjatë periudhës sërevoltave nga data

10 janar, deri 11 mars 1997, ora 20 00

, kanë kryer vepra penale, me përjashtim të atyre që kanë kryer

krimin e vrasjes me dashje ose paramendim, si dhe të atyre që kanë kryer krime që nuk lidhen me këto

revolta.

Neni 2

Personat që disponojnë armë, municione e materiale të tjera ushtarake dhe që nuk do të

kryejnë vepra penale pas datës 11.3.1997, përjashtohen nga ndjekja penale në qoftë se deri më datën

20.3.1997 dorëzojnë armët, municionet e materialet e tjera ushtarake.

Neni 3

Për zbatimin e këtij ligji, ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e

Mbrojtjes dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Neni 4

Ky ligj hyn nëfuqi mëdatë11.3.1997, ora 20

00

.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.