PËR AMNISTINË
Ligji nr. 8202, datë 27 mars 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 dhjetor 1997.
- Numri
- 8202
- Data e miratimit
- 27 mars 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 17 prill 1997
- Hyn në fuqi
- 5 prill 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1997-04-17
LIGJ
Nr.8202, datë 27.3.1997
PËR AMNISTINË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese" me propozimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Të përjashtohen nga ndjekja penale dhe vuajtja e dënimit të mëtejshëm të gjithë personat
civilë dhe ushtarakë, me përjashtim të atyre që kanë kryer:
a) vrasje me dashje ose me paramendim, të parashikuara si vepra penale nga nenet 76, 77, 78 e
79 të Kodit Penal dhe 77 të Kodit Penal Ushtarak;
b) marrëdhënie seksuale me dhunë, të parashikuara nga nenet 100, 101/2, 102, 103 e 104 të
Kodit Penal;
c) rrëmbim personi, të parashikuar nga neni 109-a të Kodit Penal;
d) shfrytëzim të prostitucionit, të parashikuar nga nenet 114, 114-a dhe 114-b të Kodit Penal;
dh) vjedhje të pasurisë, të parashikuar nga nenet 135, 136, 141, vjedhje të pasurisë private, të
parashikuar nga nenet 139, 140 të Kodit Penal, si dhe vjedhje të pronës ushtarake, me pasojë vdekje, të
parashikuar nga neni 59/2 i Kodit Penal Ushtarak;
e) mashtrim të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;
ë) genocid dhe krime kundër njerëzimit të parashikuara, përkatësisht nga nenet 73 e 74 të
Kodit Penal;
f) tortura me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 87 i Kodit Penal;
g) krime kundër pavarësisë dhe integritetit të vendit, të parashikuar nga nenet 208, 209, 210,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 dhjetor 1997 · 8268 · PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8202, DATË 27.3.1997 "PËR AMNISTINË"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.