PËR PRANIMIN NË SHQIPËRI TË NJË FORCE USHTARAKE SHUMËKOMBËSHE NË MBËSHTETJE TË OPERACIONEVE HUMANITARE
Ligji nr. 8203, datë 30 mars 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8203
- Data e miratimit
- 30 mars 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 17 prill 1997
- Hyn në fuqi
- 30 mars 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1997-04-17
LIGJ
Nr.8203, datë 30.3.1997
PËR PRANIMIN NË SHQIPËRI TË NJË FORCE USHTARAKE SHUMËKOMBËSHE NË
MBËSHTETJE TË OPERACIONEVE HUMANITARE
Duke pasur parasysh situatën tepër të vështirë të krijuar në Shqipëri për shkak të shkeljeve
masive të rendit kushtetues dhe ligjor, bazuar në vullnetin e përbashkët të të gjithë forcave politike dhe
duke iu referuar dispozitave përkatëse të Kartës së Organizatës të Kombeve të Bashkuara dhe
dokumenteve të OSBE -së, në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat
krysore kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pranimin në Shqipëri të një force ushtarake shumëkombëshe për të ndihmuar autoritetet
legjitime shqiptare në përballimin e problemeve lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.
Neni 2
Forca ushtarake duhet të jetë shumëkombëshe, të veprojë për një kohë të kufizuar e në kuadrin
e organizatave ndërkombëtare të specializuara dhe të ketë si detyrë kryesore mbështetjen e autoriteteve
legjitime shqiptare, për të siguruar kryerjen e papenguar të të gjithë veprimtarisë për dërgimin në
destinacion të ndihmave humanitare.
Neni 3
Këshilli i Ministrave ngarkohet të paraqesë për miratim në Kuvendin Popullor brenda një
periudhe sa më të shkurtër të gjithë kuadrin ligjor të nevojshëm në bazë të ligjit për dispozitat kryesore
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.