Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8195, DATË 3.3.1997 "PËR DISA MASA NË KUADRIN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME"

Ligji nr. 8205, datë 10 prill 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8205
Data e miratimit
10 prill 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 17 prill 1997
Hyn në fuqi
14 prill 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1997-04-17

LIGJ

Nr.8205, datë 10.4.1997

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8195, DATË 3.3.1997 "PËR DISA MASA NË

KUADRIN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME"

Në mbështetje të neneve 16 e 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8195, datë 3.3.1997 "Për disa masa në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme" në

nenin 4 bëhen këto ndryshime:

- Në paragrafin e parë hiqet fjalia: "Vendosen kufizime për ushtrimin e lirisë së shtypit dhe

informacionit".

- Paragrafi i dytë i po këtij neni hiqet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi më datën 14.4.1997.

Shpallur me dekretin nr.1776, datë 11.4.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.