Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 8204, datë 10 prill 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8204
Data e miratimit
10 prill 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 17 prill 1997
Hyn në fuqi
2 maj 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1997-04-17

LIGJ

Nr.8204, datë 10.4.1997

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në Kreun II, Seksioni III të Kodit Penal pas nenit 89 shtohet neni 89/a me këtë përmbajtje:

"Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e

paligjshëm të organeve, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

Kur këto vepra kryhen me qëllim fitimi, dënohen me burgim nga 10 deri në 20 vjet".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1775, datë 11.4.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.