PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7608, DATË 22.9.1992 "PËR PREFEKTURAT"
Ligji nr. 8209, datë 22 prill 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8209
- Data e miratimit
- 22 prill 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 29 prill 1997
- Hyn në fuqi
- 27 prill 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1997-04-29
LIGJ
Nr.8209, datë 22.4.1997
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7608, DATË 22.9.1992 "PËR PREFEKTURAT"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7608, datë 22.9.1992 "Për prefekturat", neni 1 ndryshohet si vijon: "Prefektura
bashkërendon veprimtarinë e shërbimeve të administratës shtetërore në njësitë administrative tokësore
të vendit, si dhe kontrollon ligjshmërinë e akteve të organeve të pushtetit lokal.
Numri, shtrirja territoriale dhe qendra e prefekturës caktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave".
Neni 2
Neni 2 ndryshohet si vijon:
"Prefekti është drejtuesi i prefekturës dhe për faqësues i Këshillit të Ministrave në njësitë
përkatëse administrative tokësore të vendit.
Prefekti mbikëqyr dhe kontrollon shërbimet e administratës civile të shtetit, në përputhje me
dispozitat e këtij ligji.
Prefekti emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të
Brendshëm.
Kandidati për prefekt duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në ligjin "Për shërbimin civil në
Republikën e Shqipërisë", të ketë kryer arsimin e lartë dhe të ketë mbushur moshën 30 vjeç".
Neni 3
Neni 3 ndryshohet si vijon:
"Prefekti nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Ministrave. Funksioni i tij është i papajtueshëm
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.