Ligj

PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 9918, datë 19 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 dhjetor 2019.

Numri
9918
Data e miratimit
19 maj 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 84, 10 qershor 2008
Hyn në fuqi
25 qershor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2008-06-10

LIGJ

Nr.9918, datë 19.5.2008

PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është që nëpërmjet parimit të asnjanësisë teknologjike të promovojë konkurrencën dhe infrastrukturë efiçente në komunikimet elektronike dhe të garantojë shërbimet e duhura dhe të përshtatshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Përjashtimi nga fusha e zbatimit

1. Ky ligj nuk zbatohet për përmbajtjen e shërbimeve të ofruara nëpërmjet rrjeteve të komunikimeve elektronike.

2. Ky ligj nuk zbatohet për pajisjet e komunikimeve (në veçanti të tilla, si sistemet radio dhe pajisjet fundore të telekomunikacioneve), të ndërtuara dhe të përdorura ekskluzivisht për qëllime të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Megjithatë edhe në këtë rast, përdorimi i frekuencave do të kryet sipas përcaktimeve të këtij ligji.

3. Ky ligj nuk zbatohet për transmetimet radiotelevizive, për sa kohë nuk është përcaktuar ndryshe në legjislacionin në fuqi.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 tetor 2012 · 102/2012 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 18 dhjetor 2019 · 92/2019 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.