PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT
Ligji nr. 10076, datë 12 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10076
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 4 mars 2009
- Hyn në fuqi
- 19 mars 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2009-03-04
LIGJ
Nr.10 076, datë 12.2.2009
PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin:
a) sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik;
b) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;
c) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të avionit, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtij avioni;
ç) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit lundrues, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.
2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për kategori të veçanta mjetesh motorike të Forcave të Armatosura, të cilat përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Mbrojtjes dhe të Ministrit të Financave.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.