Ligj

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË TË BASHKISË DHE TË KOMUNËS

Ligji nr. 8224, datë 15 maj 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 prill 1998.

Numri
8224
Data e miratimit
15 maj 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 13 qershor 1997
Hyn në fuqi
15 korrik 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1997-06-13

LIGJ

Nr.8224, datë 15.5.1997

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË TË BASHKISË DHE TË

KOMUNËS

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë pranë bashkive e komunave organizohet dhe funksionon policia e

bashkisë dhe e komunës, përkatësisht në vartësi të kryetarit të bashkisë e të komunës dhe nën

mbikëqyrjen e kontrollin ligjor të prefektit.

Policia bashkiake dhe e komunës është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione

në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë a të

komunës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera

shtetërore.

Policia e bashkisë dhe e komunës nuk është pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura.

Neni 2

Policia e bashkisë dhe e komunës si rregull ka këtë strukturë:

1. Shefi i policisë.

2. Oficerë.

3. Policë.

Pranë këshillit të rrethit emërohet komandanti i policisë të bashkive dhe të komunave.

Neni 3

Komandanti i policisë të bashkisë a të komunës emërohet e shkarkohet në detyrë nga prefekti,

me propozim të kryetarit të këshillit të rrethit, pasi të jetë marrë pëlqimi nga ministri i Brendshëm.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 prill 1998 · 8335 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8224, DATË 15.5.1997 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË SË BASHKISË DHE TË KOMUNËS

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.