Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7556, DATË 4.2.1992 "PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8143, DATË 11.9.1996

Ligji nr. 8218, datë 16 maj 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8218
Data e miratimit
16 maj 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 30 maj 1997
Hyn në fuqi
16 maj 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1997-05-30

LIGJ

Nr.8218, datë 16.5.1997

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7556, DATË 4.2.1992 "PËR ZGJEDHJET E

KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJIN

NR.8143, DATË 11.9.1996

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e një grupi deputetësh

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Neni 2, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

"Të drejtën për t'u zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor e kanë të gjithë ata që ditën e

zgjedhjeve mbushin moshën 18 vjeç, kanë shtetësinë shqiptare, vendbanim të përhershëm në

Republikën e Shqipërisë për një periudhë kohe jo më pak se 6 muaj dhe përmbushin kërkesat e ligjit

nr.8001, datë 22.9.1995 "Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit

komunist për motive politike, ideologjike e fetare", ndryshuar me ligjin nr.8219, datë 13.5.1997, si dhe

të ligjit nr.8043, datë 30.11.1995 "Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen

me mbrojtjen e shtetit demokratik ndryshuar me ligjin nr.8220, datë 13.5.1997."

Neni 2

Neni 3 ndryshohet si vijon:

"Nga e drejta e zgjedhjeve përjashtohen shtetasit, të cilëve u është hequr me vendim të

Gjykatës zotësia për të vepruar, si dhe shtetasit që janë të arrestuar ose që janë duke vuajtur dënimin

me burgim."

Neni 3

Neni 6 ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.