PËR HEQJEN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 8225, datë 24 korrik 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8225
- Data e miratimit
- 24 korrik 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 8 gusht 1997
- Hyn në fuqi
- 24 korrik 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1997-08-08
LIGJ
Nr.8225, datë 24.7.1997
PËR HEQJEN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Vendimi i Kuvendit Popullor nr.297, datë 2.3.1997 "Për shpalljen e gjendjes së
jashtëzakonshme në Republikën e Shqipërisë" dhe ligji nr.8195, datë 3.3.1997 "Për disa masa në
kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme", ndryshuar me ligjin nr.8200, datë 20.3.1997 dhe ligjin
nr.8205, datë 10.4.1997, shfuqizohen.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi më datën 24.7.1997, ora 16
38
.
Shpallur me dekretin nr.1860, datë 29.7.1997 të Presidentit të Republikës të Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.