Ligj

PËR DHËNIEN E VOTËBESIMIT KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË KRYESUAR NGA FATOS NANO

Ligji nr. 8226, datë 29 korrik 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8226
Data e miratimit
29 korrik 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 8 gusht 1997
Hyn në fuqi
29 korrik 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1997-08-08

LIGJ

Nr.8226, datë 29.7.1997

PËR DHËNIEN E VOTËBESIMIT KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË KRYESUAR NGA

FATOS NANO

Në mbështetje të nenit 33/4 dhe të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat

kryesore kushtetuese", pasi shqyrtoi programin dhe strukturën e Këshillit të ri të Ministrave të

paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

I jepet votëbesimi Këshillit të Ministrave të kryesuar nga Fatos Nano, i ngarkuar me këtë

detyrë, me dekretin nr.1837, datë 24.7.1997 të Presidentit të Republikës.

Neni 2

Miratohet programi i Këshillit të Ministrave, i paraqitur nga Kryetari i tij, Fatos Nano.

Neni 3

Miratohet struktura e Këshillit të Ministrave e përcaktuar me dekretin nr.1838, datë 25.7.1997,

në përbërje të të cilit hyjnë edhe sekretarët e shtetit.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi më datën 29.7.1997.

Shpallur me dekretin nr.1863, datë 1.8.1997 të Presidentit të Republikës të Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.