PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8215, DATË 9.5.1997 "PËR KONTROLLIN FINANCIAR TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË"
Ligji nr. 8227, datë 30 korrik 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 nëntor 1997.
- Numri
- 8227
- Data e miratimit
- 30 korrik 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 8 gusht 1997
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1997-08-08
LIGJ
Nr.8227, datë 30.7.1997
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8215, DATË 9.5.1997 "PËR
KONTROLLIN FINANCIAR TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË, QË KANË
MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8215, datë 9.5.1997 "Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë, që
kanë marrë hua nga publiku i gjerë", paragrafi i parë i nenit 1 ndryshohet si vijon:
"Këshilli i Ministrave cakton një ose më shumë ekspertë kontabël të pavarur ose një shoqëri të
kualifikuar në këtë drejtim dhe me besueshmëri, të cilët do të jenë ekspertë të personit fizik a juridik,
si dhe të personave të lidhur me ta. Pagesa e ekspertëve kontabël miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ekspertët kontabël duhet t'i paraqesin administratorit raportin dhe rezultatin e kontrollit për
gjendjen financiare të personit që do të kontrollohet apo të personave të lidhur me të, si dhe një kopje
të tyre t'ia dërgojnë Këshillit të Ministrave."
Neni 2
Paragrafi i dytë i nenit 1 të ligjit bëhet paragrafi i tretë.
Neni 3
Paragrafi i dytë i nenit 7 të ligjit nr.8215, datë 9.5.1997 "Për kontrollin financiar të personave
juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë", shfuqizohet.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 19 nëntor 1997 · 8256 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8227, DATË 30.7.1997 "PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8215, DATË 9.5.1997 "PËR KONTROLLIN FINANCIAR TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.