PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7569, DATE 27.5.1992"
Ligji nr. 8228, datë 31 korrik 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8228
- Data e miratimit
- 31 korrik 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 8 gusht 1997
- Hyn në fuqi
- 31 korrik 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1997-08-08
LIGJ
Nr.8228, datë 31.7.1997
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR
STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR", NDRYSHUAR ME LIGJIN
NR.7569, DATE 27.5.1992"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7524, datë 19.11.1991 "Për statusin e Radiotelevizionit Shqiptar", ndryshuar
me ligjin nr.7569, datë 27.5.1992" bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 8 ndryshohet si vijon:
"Këshilli Drejtues i RTSH është organ vendimor. Ai përbëhet nga 21 anëtarë. Në këtë
këshill bën pjesë edhe Drejtori I Përgjithshëm i RTSH.
Këshilli Drejtues i RTSH zgjedh nga gjiri i tij kryetarin, i cili drejton veprimtarinë e këtij
këshilli.
Zgjedhja e kryetarit bëhet çdo vit me votim të fshehtë ndërmjet dy kandidatëve, që nuk
duhet të jenë punonjës të RTSH.
Mbledhja e Këshillit Drejtues të RTSH thirret jo më rrallë se një herë në tre muaj me
kërkesën e kryetarit të tij, të drejtorit të Përgjithshëm të RTSH ose të 1/3 të anëtarëve të tij.
Çdo vit Këshilli Drejtues i RTSH përtërihet deri në 1/3 e anëtarëve.
Neni 2
Në nenin 11, në paragrafin e dytë të hiqen fjalët: "drejton mbledhjet e Këshillit Dre jtues
të RTSH dhe...".
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi më 31.7.1997.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.