PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 "PËR BANKËN E SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8173, DATË 21.12.1996 "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 "PËR BANKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 8230, datë 6 gusht 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8230
- Data e miratimit
- 6 gusht 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 11 shtator 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1997-09-11
LIGJ
Nr.8230, datë 6.8.1997
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 "PËR BANKËN E
SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8173, DATË 21.12.1996 "PËR DISA
NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8076, DATË 22.2.1996 "PËR BANKËN E SHQIPËRISË""
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8076, datë 22.2.1996 "Për Bankën e Shqipërisë", në nenin 42, në pikat 1 dhe 2
bëhen këto ndryshime:
"1. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë:
- Governatori i Bankës së Shqipërisë, kryetar I këshillit;
- zëvendësgovernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendëskryetar i këshillit;
- sekretari i Përgjithshëm i Këshillit;
- gjashtë anëtarë.
2. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës miratohen nga Kuvendi Popullor, mbështetur në
propozimet e bëra si më poshtë:
a. Tre anëtarë propozohen nga Kuvendi Popullor;
b. një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës;
c. dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;
ç. një anëtar propozohet nga ministri i Financave;
d. një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës;
e. një anëtar propozohet nga Governatori.
Governatori dhe zëvendësgovernatori i Bankës së Shqipërisë propozohen nga Këshilli
Mbikëqyrës dhe emërohen apo shkarkohen nga Presidenti i Republikës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.