PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8001, DATË 22.9.1995 "PËR GENOCIDIN DHE KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT KRYER NË SHQIPËRI GJATË SUNDIMIT KOMUNIST PËR MOTIVE POLITIKE, IDEOLOGJIKE E FETARE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8219, DATË 13.5.1997
Ligji nr. 8231, datë 19 gusht 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8231
- Data e miratimit
- 19 gusht 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 19 shtator 1997
- Hyn në fuqi
- 19 shtator 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1997-09-19
LIGJ
Nr.8231, datë 9.8.1997
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8001, DATË 22.9.1995 "PËR GENOCIDIN DHE
KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT KRYER NË SHQIPËRI GJATË SUNDIMIT KOMUNIST
PËR MOTIVE POLITIKE, IDEOLOGJIKE E FETARE", NDRYSHUAR ME LIGJIN
NR.8219, DATË 13.5.1997
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8001, datë 22.9.1995 "Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në
Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike e fetare", ndryshuar me ligjin
nr.8219, datë 13.5.1997, në nenin 3, në paragrafin e parë hiqen fjalët:
"zgjidhen paskëtaj deputetë në Kuvendin Popullor dhe kryetarë bashkie dhe as të".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.