Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8043, DATË 30.11.1995 "PËR KONTROLLIN E FIGURËS SË ZYRTARËVE DHE PERSONAVE TË TJERË QË LIDHEN ME MBROJTJEN E SHTETIT DEMOKRATIK", NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8151, DATË 12.9.1996 DHE NR.8220, DATË 13.5.1997

Ligji nr. 8232, datë 19 gusht 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8232
Data e miratimit
19 gusht 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 19 shtator 1997
Hyn në fuqi
19 shtator 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1997-09-19

LIGJ

Nr.8232, datë 19.8.1997

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8043, DATË 30.11.1995 "PËR KONTROLLIN E

FIGURËS SË ZYRTARËVE DHE PERSONAVE TË TJERË QË LIDHEN ME MBROJTJEN

E SHTETIT DEMOKRATIK", NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8151, DATË 12.9.1996 DHE

NR.8220, DATË 13.5.1997

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8043, datë 30.11.1995 "Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë

që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik", ndryshuar me ligjet nr.8151, datë 12.9.1996 dhe nr.8220,

datë 13.5.1997 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në nenin 1:

a- hiqet gërma "a";

b- në gërmën "e" hiqen fjalët "kryetarët e bashkive"

2. Në nenin 5 në rreshtin e dytë dhe të tretë në vend të fjalëve "dhe vendimet e tij merren me

shumicë votash" vihen fjalët "dhe dëshmia e verifikimit jepet me vlerësimin e shumicës".

3. Në nenin 7, gërma "ç", fjala "vendim zëvendësohet me fjalën "dëshmi e verfikimit".

4. Neni 8 ndryshohet si vijon:

"Komisioni jep dëshminë e verifikimit brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës. Në dëshmi

argumentohet nëse personi i plotëson ose jo kërkesat e këtij ligji lidhur me funksionet e përmendura në

nenin 1.

Kur në dëshminë e verifikimit vërtetohet se shtetasi nuk ka asnjë nga pengesat ligjore të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.