PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7561, DATË 29.4.1992 "PËR DISA NDRYSHIME E PLOTESIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"
Ligji nr. 8234, datë 27 gusht 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8234
- Data e miratimit
- 27 gusht 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 11 shtator 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1997-09-11
LIGJ
Nr.8234, datë 27.8.1997
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7561, DATË 29.4.1992 "PËR DISA NDRYSHIME E
PLOTESIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE
KUSHTETUESE"
Në mbështetje të neneve 16 dhe 43 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Presidentit të Republikës
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7561, datë 29.4.1992 "Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr.7491, datë
29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", neni 15 ndryshohet si më poshtë:
"Këshilli i Lartë i Drejtësisë kryesohet nga Presidenti I Republikës dhe përbëhet nga kryetari i
Gjykatës së Kasacionit, Ministri i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe nga 9 juri stë të njohur për
aftësitë e tyre. Ata zgjidhen njëherë në pesë vjet, sipas mënyrës së caktuar në ligj, pa të drejtë
rizgjedhjeje të menjëhershme, si më poshtë:
- Tre anëtarë zgjidhen nga radhët e gjykatësve,
- dy anëtarë zgjidhen nga radhët e prokurorëve,
- katër anëtarë zgjidhen nga Kuvendi Popullor, nga të cilët, dy prej radhëve të avokatëve, një
prej profesoratit të drejtësisë dhe një prej radhëve të gjykatësve.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është i vetmi autoritet që vendos për emërimin, lëvizjen dhe
përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve të shkallës së parë, të apelit, si dhe të prokurorëve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.