Ligj

PËR PROCEDURËN E ZGJEDHJES SË ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Ligji nr. 8235, datë 28 gusht 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8235
Data e miratimit
28 gusht 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 11 shtator 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1997-09-11

LIGJ

Nr.8235, datë 28.8.1997

PËR PROCEDURËN E ZGJEDHJES SË ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË LARTË TË

DREJTËSISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" dhe të nenit 1, të ligjit nr.8234, datë 27.8.1997 "Për një ndryshim në ligjin nr.7561, datë

29.4.1992 "Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Presidentit të Republikës

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë mund të jetë çdo jurist që plotëson kushtet e

mëposhtme:

a) të jetë shtetas shqiptar,

b) të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar,

c) të ketë vjetërsi në punë si jurist jo më pak se dhjetë vjet,

ç) të ketë cilësi të larta profesionale dhe etiko-morale,

e) të jetë zgjedhur sipas procedurës që parashikon ky ligj.

Neni 2

Zgjedhja e juristëve për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga radhët e gjykatësve e të

prokurorëve, bëhet përkatësisht nga mbledhja e gjykatësve dhe e prokurorëve. Ndërsa për zgjedhjen e

juristëve nga Kuvendi Popullor, do të zbatohen rregullat mbi bazën e të cilave vepron Kuvendi

Popullor.

Për efekt të këtij ligji, me mbledhje do të kuptohet pjesëmarrja në mbledhjet përkatëse e të

gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të Republikës, ose e përfaqësive të tyre nga çdo gjykatë a prokurori.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.