Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995 "PËR TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE", NDRYSHUAR ME DEKRETIN NR.1195, DATË 14.8.1995, LIGJIN NR.8099, DATË 28.3.1996, DEKRETIN NR.1631, DATË 1.11.1996 DHE LIGJIN NR.8158, DATË 7.11.1996

Ligji nr. 8237, datë 1 shtator 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8237
Data e miratimit
1 shtator 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 19 shtator 1997
Hyn në fuqi
19 shtator 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1997-09-19

LIGJ

Nr.8237, datë 1.9.1997

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995 "PËR TRANSFORMIMIN E

NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE", NDRYSHUAR ME

DEKRETIN NR.1195, DATË 14.8.1995, LIGJIN NR.8099, DATË 28.3.1996, DEKRETIN

NR.1631, DATË 1.11.1996 DHE LIGJIN NR.8158, DATË 7.11.1996

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7926, datë 20.4.1995, në të gjitha dispozitat ku janë përdorur fjalët "Ministria e

Privatizimeve", bëhet ndryshimi dhe zëvendësimi me fjalët "Ministria e Ekonomisë Publike dhe

Privatizimit".

Neni 2

Neni 4 i ligjit ndryshohet si vijon:

"Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit është përfaqësuese e pronarit për pronën

shtetërore.

Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, përveç të drejtave që rrjedhin nga të qenët

përfaqësues i pronarit shtetëror, kryen transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare dhe

privatizimin e tyre, drejton punën për hartimin e akteve të themelimit të shoqëriv e që krijohen nga

transformimi i ndërmarrjeve, nënshkruan kapitalin themeltar dhe autorizon regjistrimin e tyre.

Ministritë, departamentet, drejtoritë a institucionet e tjera që varen drejtpërdrejt nga Këshilli i

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.