Për ndryshime në ligjin nr. 7756, datë 11.10.1993 "Për shtypin"
Ligji nr. 8239, datë 3 shtator 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8239
- Data e miratimit
- 3 shtator 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 19 shtator 1997
- Hyn në fuqi
- 19 shtator 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1997-09-19
LIGJ
Nr.8239, datë 3.9.1997
PËR NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7756, DATË 11.10.1993 "PËR SHTYPIN"
Në mbështetje të neneve 16 e 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7756, datë 11.10.1993 "Për shtypin" bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 1 mbetet vetëm paragrafi i parë me këtë përmbajtje:
- "Shtypi është i lirë. Liria e shtypit mbrohet me ligj".
- Tre paragrafët e tjerë të nenit 1 , si dhe të gjitha nenet, duke filluar nga neni 2 dhe deri në
nenin e fundit (24) shfuqizohen.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1891/1, datë 8.9.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë ,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.