PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR"
Ligji nr. 8243, datë 17 shtator 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8243
- Data e miratimit
- 17 shtator 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 29 shtator 1997
- Hyn në fuqi
- 29 shtator 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1997-09-29
LIGJ
Nr.8243, datë 17.9.1997
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR STATUSIN E
RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR"
Në mbështetje të nenit 16 e 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 5 të ligjit nr.7524, datë 19.11.1991 "Për statusin e Radiotelevizionit Shqiptar"
shtohen paragrafët e mëposhtëm me këtë përmbajtje:
"Radio-Televizioni Shqiptar garanton me rregullore të veçantë kushte të barabarta për t'u
shprehur midis pozitës dhe opozitës, duke respektuar edhe shpërndarjen proporcionale kohore, në bazë
të përqindjes së votave të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare, por edhe duke garantuar një kuotë
minimalisht të domosdoshme për partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare.
Në edicionet informative në Radio-Televizionin Shqiptar të jepen rregullisht lajme të shkurtra
për rendin e ditës të seancave dhe debateve në Kuvendin Popullor dhe për vendimet përkatëse, lajme
për organizma shtetërorë e shoqërorë, fetarë, artistiko -kulturorë, shkencorë, sportivë, sindikalistë etj.,
lajme për pozitën e opozitën, për aq sa lejon profesionalisht nocioni lajm, si dhe për të njëjtën temë të
jepen opinione alternative.
Ngarkohet Komisioni i Përhershëm i Kuvendit Popullor i Mjeteve të Informimit Publik për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.