PËR INSTITUTIN E INTEGRIMIT TË TË PËRNDJEKURVE
Ligji nr. 8246, datë 1 tetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 20 mars 2014.
- Numri
- 8246
- Data e miratimit
- 1 tetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 15 tetor 1997
- Hyn në fuqi
- 30 tetor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1997-10-15
LIGJ
Nr.8246, datë 1.10.1997
PËR INSTITUTIN E INTEGRIMIT TË TË PËRNDJEKURVE
Në mbështetje të nenit 16, pika 2 dhe të nenit 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për
dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Pranë Këshillit të Ministrave krijohet Instituti i Integrimit të të Përndjekurve ("IIP"), i cili si
një organizëm shtetëror më vete, ka për qëllim të marrë të gjitha masat dhe të ndjekë të gjitha çështjet
që kanë të bëjnë me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish të përndjekurve politikë nga
regjimi komunist.
Neni 2
IIP përpunon dhe trajton çështjet themelore që kanë të bëjnë me të përndjekurit në
bashkëpunim me shoqatat e të përndjekurve, duke lidhur për këtë qëllim marrëveshjet përkatëse.
Neni 3
IIP ka strukturën dhe rregulloren e vet, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave.
Drejtori i IIP -së emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli I Ministrave, pasi merret mendimi i
shoqatave të të përndjekurve.
Neni 4
Për të siguruar veprimtarinë e tij, IIP mbështetet në një fond buxhetor, i cili me propozimin e
Këshillit të Ministrave miratohet nga Kuvendi Popullor.
IIP mund të sigurojë burime financiare edhe nëpërmjet donacioneve e projek teve të ndryshme
nga donatorë vendas e të huaj ose edhe nga çdo burim tjetër i ligjshëm.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 13 maj 2010 · 10278 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8246, datë 1.10.1997 “Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve”
- 20 mars 2014 · 23/2014 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8246, DATË 1.10.1997, “PËR INSTITUTIN E INTEGRIMIT TË TË PËRNDJEKURVE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.