PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKEN E SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7788, DATË 9.2.1994; NR.7899, DATË 2.2.1995; NR.7972, DATË 26.7.1995; NR.8079, DATË 29.2.1996; NR. 8101, DATË 28.3.1996 DHE NR.8191, DATË 6.2.1997
Ligji nr. 8248, datë 6 tetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8248
- Data e miratimit
- 6 tetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 15 tetor 1997
- Hyn në fuqi
- 30 tetor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1997-10-15
LIGJ
Nr.8248, datë 6.10.1997
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 "PËR SISTEMIN E
TAKSAVE NË REPUBLIKEN E SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7788, DATË
9.2.1994; NR.7899, DATË 2.2.1995; NR.7972, DATË 26.7.1995; NR.8079, DATË 29.2.1996; NR.
8101, DATË 28.3.1996 DHE NR.8191, DATË 6.2.1997
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7777, datë 22.12.1993 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë", në
nenin 2 shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
"- taksa për ulje - ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport;
- taksë për mbikalimet ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë.".
Neni 2
Në nenin 7, "Për taksat nacionale", pas shkronjës "nj" shtohen shkronjat "o" dhe "p" me këtë
përmbajtje:
"o- Taksat për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport caktohen sipas lidhjes
nr.8.
p- Taksa e mbikalimeve ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë caktohet
në masën 100 dollarë për çdo mbikalim."
Neni 3
Në nenin 8, në shkronjën "A. Për taksat nacionale", pas shkronjës "n" shtohen shkronjat "nj"
dhe "o" me këtë përmbajtje:
"nj- Për taksën për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport 0 %
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.