PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7693, DATË 6.4.1993 "PËR URBANISTIKËN"
Ligji nr. 8249, datë 7 tetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8249
- Data e miratimit
- 7 tetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 11 nëntor 1997
- Hyn në fuqi
- 26 nëntor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 1997-11-11
LIGJ
Nr.8249, datë 7.10.1997
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7693, DATË 6.4.1993 "PËR URBANISTIKËN"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7693, datë 6.4.1993 "Për urbanistikën", në nenin 31, në formularin nr.3 "Kërkesë
për leje ndërtimi", pas pikës 13 shtohet pika 13/1 me këtë përmbajtje:
"Miratimi nga organet e Inspektoratit Sanitar Shtetëror".
Neni 2
Në ligjin nr.7693, datë 6.4.1993, në nenin 41 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Këshillat e Rregullimit të Territorit në rrethe, Këshilli I Rregullimit të Territorit i Bashkisë së
Tiranës dhe Këshilli I Rregull imit të Territorit të Republikës nuk miratojnë asnjë ndërtim të
përhershëm ose të përkohshëm jashtë funksionit, në territore publike të tilla si:
- terrene shoqërore;
- terrene të gjelbërta;
- terrene sportive;
- rrugë, sheshe, vendqendrime;
të përcaktuara dhe interpretuara në "Rregulloren e Urbanistikës" në pikat 103 deri në 106.".
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 1948, datë 21.10.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.