PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7806, DATË 17.3.1994 "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 "PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE E CIVILE"
Ligji nr. 8245, datë 15 tetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8245
- Data e miratimit
- 15 tetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 15 tetor 1997
- Hyn në fuqi
- 30 tetor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1997-10-15
LIGJ
Nr.8245, datë 24.9.1997
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7806, DATË 17.3.1994 "PËR DISA NDRYSHIME
NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 "PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË DHE DISA
NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE E CIVILE"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 1 i ligjit nr.7806, datë 17.3.1994 "Për disa ndryshime në lig jin nr.7574, datë 24.6.1992
"Për organizimin e drejtësisë dhe disa ndryshime në kodet e procedurave penale e civile"" ndryshohet
si më poshtë:
"Gjykatat e apelit funksionojnë në zona të caktuara nga Presidenti i Republikës me
propozimin e ministrit të Drejtësisë. Ato përbëhen nga kryetari, zëvendëskryetari dhe gjyqtarët.
Kompetencat dhe mënyrat e gjykimit përcaktohen në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e
Procedurës Civile, si dhe në ligje të veçanta".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1943, datë 26.9.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.