PËR PARASHKRIMIN E INTERESAVE DHE TË GJOBAVE TË VËNA PËR DEKLARIMIN DHE PAGESËN MË VONESË TË TATIMIT MBI VLERËN E SHTUAR GJATË PERIUDHËS SË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME
Ligji nr. 8250, datë 22 tetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8250
- Data e miratimit
- 22 tetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 11 nëntor 1997
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 1997-11-11
LIGJ
Nr.8250, datë 22.10.1997
PËR PARASHKRIMIN E INTERESAVE DHE TË GJOBAVE TË VËNA PËR DEKLARIMIN
DHE PAGESËN MË VONESË TË TATIMIT MBI VLERËN E SHTUAR GJATË
PERIUDHËS SË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Parashkruhen të gjitha interesat e zbatuara dhe gjobat e vendosura lidhur me deklarimin dhe
pagimin me vonesë të detyrimeve të TVSH -së për periudhën tatimore shkurt -maj të vitit 1997, me
kusht që deklarimi dhe pagesa e këtyre detyrimeve të bëhet brenda datës 14 dhjetor 1997.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi më 1 nëntor 1997.
Shpallur me dekretin nr.1952, datë 27.10.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.