PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 "PËR FESTAT ZYRTARE" NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7770, DATË 7.12.1993, NR.7780, DATË 22.12.1993 DHE NR.8065, DATË 8.2.1996
Ligji nr. 8253, datë 30 tetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8253
- Data e miratimit
- 30 tetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 11 nëntor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 1997-11-11
LIGJ
Nr.8253, datë 30.10.1997
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 "PËR FESTAT ZYRTARE"
NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7770, DATË 7.12.1993, NR.7780, DATË 22.12.1993 DHE
NR.8065, DATË 8.2.1996
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 "Për festat zyrtare", ndryshuar me ligjet nr.7770, datë
7.12.1993, nr.7780, datë 22.12.1993 dhe nr.8065, datë 8.2.1996 në nenin 1, gërma "c" ndryshohet si
vijon:
"c) 28 Nëntori dita e Flamurit dhe e Pavarësisë është ditë e festës kombëtare".
Pas gërmës "c" shtohet gërma c/1 me këtë përmbajtje:
"29 Nëntori dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashistë".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi me dekretimin e tij nga Presidenti i Republikës.
Shpallur me dekretin nr.1954, datë 3.11.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.