Ligj

PËR KOMISIONIN PARLAMENTAR TË HETIMIT TË NGJARJEVE QË KANË NDODHUR NË SHQIPËRI NË PERIUDHËN JANAR-QERSHOR TË VITIT 1997

Ligji nr. 8254, datë 12 nëntor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8254
Data e miratimit
12 nëntor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 24 nëntor 1997
Hyn në fuqi
1 nëntor 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1997-11-24

LIGJ

Nr.8254, datë 12.11.1997

PËR KOMISIONIN PARLAMENTAR TË HETIMIT TË NGJARJEVE QË KANË

NDODHUR NË SHQIPËRI NË PERIUDHËN JANAR-QERSHOR TË VITIT 1997

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" dhe të pikës 4 të vendimit nr.343, datë 7.10.1997 "Për krijimin e Komisionit të Posaçëm

të Kuvendit Popullor, për hetimin e ngjarjeve të periudhës janar-qershor të vitit 1997", me propozimin

e deputetëve Spartak Ngjela dhe Pandeli Majko

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë veprimtarinë e Komisonit Parlamentar të hetimit të

ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë periudhës janar -qershor të vitit 1997, në mënyrë që të

sqarojë para opinionit publik shqiptar përgjegjësinë për ato.

2. Komisioni ka për qëllim përpilimin e një relacioni përfundimtar, në të cilin duhet të

tregohen në mënyrë të detajuar të gjitha shkaqet e përgjegjësitë, edhe ato me karakter penal, në bazë të

një analize objektive, të hetuara për çdo person të veçantë ose grup personash.

Neni 2

Përcaktime

Me "komision" duhet të kuptohet gjithmonë Komisioni Parlamentar i hetimit të ngjarjeve që

kanë ndodhur në Shqipëri në periudhën janar-qershor të vitit 1997, i ngritur me vendimin nr.343, datë

7.10.1997.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.