Ligj

PËR NJË PLOTËSIM NË LIGJIN NR.7561, DATË 29.4.1992 "PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"

Ligji nr. 8257, datë 19 nëntor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8257
Data e miratimit
19 nëntor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 25 nëntor 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1997-11-25

LIGJ

Nr.8257, datë 19.11.1997

PËR NJË PLOTËSIM NË LIGJIN NR.7561, DATË 29.4.1992 "PËR DISA NDRYSHIME E

PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE

KUSHTETUESE"

Në mbështetje të neneve 16 dhe 43 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7561, datë 29.4.1992 "Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr.7491, datë

29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", në nenin 18, pas paragrafit të tretë shtohen paragrafët

e mëposhtëm:

"Zëvendësimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për shkaqet e parashikuara në nenin 23 nuk

konsiderohet rotacion.

Me mbarimin e mandatit trevjeçar ose kur vërtetohet një nga shkaqet e parashikuara nga neni

23, zgjedhja ose emërimi I gjyqtarit të ri bëhet brenda 30 ditëve.

Moskryerja e rotacionit pezullon funksionet e Gjykatës Kushtetuese.

Në qoftë se pas kryerjes së rotacionit gjyqtarët e rinj nuk zgjidhen ose emërohen brenda afatit

të mësipërm, Gjykata Kushtetuese funksionon me përbërjen e anëtarëve që i ka mbetur."

Neni 2

Pas nenit 18 shtohet neni 181 me këtë përmbajtje:

"Gjykata Kushtetuese të zhvillojë rotacionin e parë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij

ligji."

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi ditën e dekretimit të tij nga Presidenti i Republikës.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.