Ligj

PËR NJË PLOTËSIM NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"

Ligji nr. 8255, datë 19 nëntor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8255
Data e miratimit
19 nëntor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 25 nëntor 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1997-11-25

LIGJ

Nr.8255, datë 19.11.1997

PËR NJË PLOTËSIM NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT

KRYESORE KUSHTETUESE"

Në mbështetje të neneve 16 dhe 43 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 10 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", pas

paragrafit të dytë shtohen paragrafet e mëposhtëm:

"Veprimtaria e kundërligjshme e subjekteve private që prek në masë interesat e individëve dhe

grupeve sociale, që është në kundërvënie e në dëm të parimeve të ekonomisë së tregut e të politikave

ekonomike e financiare kombëtare e ndërkombëtare, që cenon stabilitetin ekonomik e social të vendit,

vihet nën kontrollin dhe administrimin e institucioneve publike kombëtare dhe ndërkombëtare të

specializuara.

Shkalla e ndërhyrjes, si dhe kompetencat e kontrollit dhe të administrimit të këtyre subjekteve

private nga ana e institucioneve të lartpërmendura, përcaktohet me ligj.

Në këto raste shteti ka të drejtë dhe detyrë të disponojë mbi pasurinë e subjekteve private

vetëm në mbrojtje të interesave të të dëmtuarave.

Askujt nuk mund t'i mohohet e drejta për t'u ankuar në gjykatë kundër masav e të kontrollit, të

administrimit e të disponimit të pasurisë së tij, si dhe për të kërkuar shpërblimin e plotë të dëmeve të

shkaktuara."

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.