PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8227, DATË 30.7.1997 "PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8215, DATË 9.5.1997 "PËR KONTROLLIN FINANCIAR TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË"
Ligji nr. 8256, datë 19 nëntor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8256
- Data e miratimit
- 19 nëntor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 25 nëntor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1997-11-25
LIGJ
Nr.8256, datë 19.11.1997
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8227, DATË 30.7.1997 "PËR DISA SHTESA DHE
NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8215, DATË 9.5.1997 "PËR KONTROLLIN FINANCIAR TË
PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I
GJERË""
Në mbështetje të neneve 10, 16 dhe 43 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat
kryesore kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8227, datë 30.7.1997 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8215, datë
9.5.1997 "Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i
gjerë"", pas nenit 6 shtohet neni 7 me këtë përmbajtje:
Pas nenit 73 të ligjit shtohet neni 74 me këtë përmbajtje:
"Administratori i subjektit të kontrollit ose i personit të lidhur me të ka të drejtë të vendosë për
të mos zbatuar kushtet e parashikuara në ndonjë kontratë apo marrëveshje të lidhur, para datës së
caktimit të administratorit, ndërmjet sub jektit të kontrollit apo personit të lidhur me të dhe personave
të tretë, të pezullojë tërësisht apo pjesërisht ripagimin e ndonjë huaje apo pagimin e një detyrimi.
Drejtimi i veprimtarisë dhe i pasurisë së subjekteve të kontrollit apo të personave të lidhur me
ta i kalon administratorit. I gjithë personeli drejtues i subjekteve të kontrollit apo të personave të lidhur
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.