Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7980, DATË 27.7.1995 "PËR SHITBLERJEN E TROJEVE"

Ligji nr. 8260, datë 26 nëntor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8260
Data e miratimit
26 nëntor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 29 dhjetor 1997
Hyn në fuqi
29 dhjetor 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1997-12-29

LIGJ

Nr.8260, datë 26.11.1997

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7980, DATË 27.7.1995 "PËR SHITBLERJEN E

TROJEVE"

Në mbështetje të neneve 16 dhe 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh të Partisë Socialdemokrate,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 5 të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995 "Për shitblerjen e trojeve", pas paragrafit të katërt

shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:

"Shtetet apo orga nizatat ndërkombëtare, në të njëjtat kushte , si edhe personat fizikë dhe

juridikë shqiptarë, kanë të drejtë të blejnë truall pronë private apo shtetërore për të ndërtuar selitë e

misioneve të tyre, për të blerë truallin mbi të cilin i kanë ndërtuar ose vazhdojnë t'i ndërtojnë ato.

Përfitimi nga kjo e drejtë bëhet mbi bazë reciprociteti, duke përfituar ai shtet që i njeh të

njëjtën të drejtë shtetit shqiptar".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1963, datë 2.12.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.