PËR VENDOSJEN E PULLAVE NË ARTIKUJT E DUHANEVE E TË PIJEVE ALKOOLIKE DHE PËR NGJYROSJEN E NËNPRODUKTEVE TË NAFTËS
Ligji nr. 8262, datë 15 dhjetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8262
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 29 dhjetor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1997-12-29
LIGJ
Nr.8262, datë 15.12.1997
PËR VENDOSJEN E PULLAVE NË ARTIKUJT E DUHANEVE E TË PIJEVE
ALKOOLIKE DHE PËR NGJYROSJEN E NËNPRODUKTEVE TË NAFTËS
Në bazë të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Artikujt e duhanit e të pijeve alkoolike që prodhohen, importohen, magazinohen ose hidhen
në qarkullim në Republikën e Shqipërisë, pajisen detyrimisht me pullën fiskale të Ministrisë së
Financave.
Neni 2
Pulla fiskale e Ministrisë së Financave është letër me vlerë dhe monopol i shtetit.
Neni 3
Ngjyrosja e nënprodukteve të naftës, të parashikuara nga dispozitat në fuqi, që prodhohen në
vend ose importohen dhe hidhen në qarkullim në Republikën e Shqipërisë, ka vlerën e pajisjes me
pullë fiskale.
Ngjyrosja dhe denatyrimi i nënprodukteve të naftës në import bëhet nga organet doganore në
momentin e hyrjes së tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, kurse për ato që prodhohen në
vend, ngjyrosja bëhet nga organet tatimore në momentin e magazinimit të tyre në depozitat e
prodhuesit.
Ngjyrosja dhe denatyrimi do të bëhet me kimikate të përcaktuara nga Ministria e Financave
dhe në përputhje me standardet shtetërore.
Neni 4
Në rastet kur mallrat, të cilat detyrimisht duhet të jenë të pajisura me pullën fiskale të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.