Ligj

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.7599, DATË 2.9.1992 "PËR KODIN DOGANOR", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8020, DATË 1.11.1995, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8148, DATË 11.9.1996

Ligji nr. 8263, datë 15 dhjetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8263
Data e miratimit
15 dhjetor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 29 dhjetor 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1997-12-29

LIGJ

Nr.8263, datë 15.12.1997

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.7599, DATË 2.9.1992 "PËR KODIN

DOGANOR", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8020, DATË 1.11.1995, NDRYSHUAR ME

LIGJIN NR.8148, DATË 11.9.1996

Në bazë të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Neni 71 i ligjit nr.7599, datë 2.9.1992 "Kodi doganor I Republikës së Shqipërisë", ndryshohet

si vijon:

"Shpërndarja e të ardhurave nga gjobat dhe shitja e mallrave të sekuestruara e të

konfiskuara

1. Pjesa që kalon në favor të buxhetit të shtetit nga të ardhurat e gjobave dhe shitja e mallrave

të sekuestruara a të konfiskuara për rastet e kundërvajtjeve ose kontrabandës, është e barabartë me 50

për qind të të ardhurave neto të tyre.

2. Pjesa tjetër prej 50 për qind kalon në favor të organeve të autorizuara, që kanë kryer

veprimin dhe dokumentacionin përkatës për sekuestrimin, konfiskimin a vendosjen e gjobave në rastet

e kundërvajtjeve ose të kontrabandës.

3. Kriteret dhe mënyra e shpërndarjes dhe përdorimit të shumave të parashikuara në pikën 2 të

këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave."

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi me dekretimin e tij nga Presidenti I Republikës.

Shpallur me dekretin nr.1969, datë 18.12.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.