Ligj

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES PLOTËSUESE PËR PROTOKOLLIN E NDIHMËS DHE TË BASHKËPUNIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË SHQIPËRISË DHE MINISTRISË SË MBROJTJES KOMBËTARE TË GREQISË"

Ligji nr. 8265, datë 18 dhjetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8265
Data e miratimit
18 dhjetor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 29 dhjetor 1997
Hyn në fuqi
13 janar 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1997-12-29

LIGJ

Nr.8265, datë 18.12.1997

PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

PUSHTETI GJYQËSOR

Neni 1

Pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga gjykatat në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat

e ngarkuara me ligj.

Neni 2

Gjykatat kanë kompetencë të shqyrtojnë të gjitha çështjet penale, penale ushtarake, civile,

administrative, si dhe çdo çështje tjetër në qoftë se me ligj të veçantë nuk është përcaktuar ndryshe.

Neni 3

Gjyqtarët në ushtrimin e funksioneve të tyre janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm

Kushtetutës dhe ligjit.

Neni 4

Prokuroria është autoriteti që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq.

KREU II

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I GJYKATAVE

Neni 5

Pushteti gjyqësor ushtrohet nga gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit dhe Gjykata e

Kasacionit.

Me ligj të veçantë, pranë gjykatave të shkallës së parë mund të krijohen edhe organizma për

zgjidhjen e çështjeve me pajtim. Në ato mund të punojnë persona me kualifikim juridik më të ulët nga

ato të parashikuar në nenin 19 të këtij ligji.

Neni 6

Gjykatat e shkallës së parë gjykojnë sipas rregullave të përcaktuara në kodet e procedurave me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.