PËR NDRYSHIMIN E NENIT 41/A, TË LIGJIT NR. 7596, DATË 31.8.1992, “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7491, DATË 29.4.1991, ‘PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE’”
Ligji nr. 8266, datë 19 dhjetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8266
- Data e miratimit
- 19 dhjetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 29 dhjetor 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1997-12-29
LIGJ
Nr. 8266, datë 19.12.1997
PËR NDRYSHIMIN E NENIT 41/A, TË LIGJIT NR. 7596, DATË 31.8.1992, “PËR NJË
SHTESË NË LIGJIN NR. 7491, DATË 29.4.1991, ‘PËR DISPOZITAT KRYESORE
KUSHTETUESE’”
Në mbështetje të nenit 43 , të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 7596, datë 31.8.1992 “Për një shtesë në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991 ‘Për
dispozitat kryesore kushtetuese’”, neni 1 ndryshohet si vijon:
“Kontrolli i Lartë i Shtetit ë shtë organi më i lartë i kontrollit në Republikën e Shqipë risë.
Objektivi kryesor i Kontrollit të Lartë të Shtetit është kontrolli financiar e vlerësues dhe për zbatimin
e ligjshmërisë në sektorin publik.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është person juridik publik, i pavarur në ushtrimin e detyrave të tij,
që ka buxhet të veçantë të miratuar nga Kuvendi Popullor.
Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqet raportin vjetor të veprimtarisë së tij në Kuvendin Popullor.
Konfliktet e kompetencave, ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve të tjera
shtetërore (publike), gjykohen në shkallë të parë nga Gjykata e Apelit.
Kryetari dhe z ëvendëskryetarët zgjidhen me propozim të Presidentit të Republikës nga
Kuvendi Popullor me shumicë absolute, për një mandat 7 -vjeçar, por jo më shumë se dy herë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.