PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8043, DATË 30.11.1995 “PËR KONTROLLIN E FIGURËS SË ZYRTARËVE DHE PERSONAVE TË TJERË QË LIDHEN ME MBROJTJEN E SHTETIT DEMOKRATIK”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8151, DATË 12.9.1996, NR.8220, DATË 13.5.1997 DHE NR.8232, DATË 19.8.1997
Ligji nr. 8280, datë 15 janar 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8280
- Data e miratimit
- 15 janar 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 4 shkurt 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1998-02-04
LIGJ
Nr.8280, datë 15.1.1998
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8043, DATË 30.11.1995 “PËR KONTROLLIN E
FIGURËS SË ZYRTARËVE DHE PERSONAVE TË TJERË QË LIDHEN ME MBROJTJEN
E SHTETIT DEMOKRATIK”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8151, DATË 12.9.1996,
NR.8220, DATË 13.5.1997 DHE NR.8232, DATË 19.8.1997
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë
që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, ndryshuar me ligjin nr.8151, datë 12.9.1996, nr.8220,
datë 13.5.1997 dhe nr.8232, datë 19.8.1997, bëhen këto ndryshime:
Neni 2 ndryshohet si vijon:
“Emërimi apo zgjedhja e kandidatëve në funksionet dhe organet e përmendura në nenin l
kushtëzohet me zbatimin e kritereve ligjore që, për periudhën 29 nëntor 1944, deri 11 dhjetor 1990,
kandidati të mos ketë qënë në funksionet që vijojnë:
a -Anëtar apo kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës, me përjashtim të rasteve kur ka
vepruar kundër vijës zyrtare, apo është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike.
B -Të mos ketë qënë oficer madhor apo funksionar drejtues në organet e Sigurimit të Shtetit,
si kryetar dege, drejtor apo zëvendësministër dhe ministër i organeve të Punëve të Brendshme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.