PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”
Ligji nr. 8277, datë 15 janar 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8277
- Data e miratimit
- 15 janar 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 4 shkurt 1998
- Hyn në fuqi
- 19 shkurt 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1998-02-04
LIGJ
Nr.8277, datë 15.1.1998
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET
ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 21 të ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative” shtohet një
paragraf me këtë përmbajtje:
“Zbatimi i dënimeve me gjoba fikse të vendosura nga organet e shërbimit të policisë rrugore
bëhet me pagimin e vlerës së tyre nga kundërvajtësi në arkën e njërit prej komisariateve të policisë, në
territorin e të cilit është kryer kundërvajtja administrative ose ku e ka vendbanimin kundërvajtësi.”
Neni 2
Dekreti nr.1231, datë 26.9.1995 “Për një ndryshim në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për
kundërvajtjet administrative”, miratuar me ligjin nr.8016, datë 25.10.1995, shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1992, datë 21.1.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.