PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “PËR KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8279, datë 15 janar 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8279
- Data e miratimit
- 15 janar 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 4 shkurt 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1998-02-04
LIGJ
Nr.8279, datë 15.1.1998
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “PËR KODIN
PENAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të deputetit Fehmi Abdiu,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPËRISE
VENDOSI:
Neni 1
Shfuqizohet në tërësi ligji nr.8175, datë 23.12.1996 “Për disa ndryshime në ligjin nr.7895,
datë 27.1.1995 “Kodin Penal i Republikës së Shqipërisë”".
Neni 2
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ” bëhen
ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Neni 109 ndryshohet si vijon:
"Rrëmbimi i personit
Rrëmbimi ose mbajtja peng i personit i bërë me qëllim për të fituar pasuri ose për të siguruar
çdo lloj përfitimi tjetër, dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet.
Rrëmbimi ose mbajtja peng i fëmijës nën moshën 14 vjeç, fshehja ose zëvendësimi me një
tjetër, dënohet jo me pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje”.
b) Titulli i nenit 114 ndryshohet në “Shfrytëzimi i Prostitucionit ”; shfuqizohet paragrafi i tij
i dytë dhe shtohet neni 114 a) me këtë përmbajtje:
"Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese
Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer:
1. me të mitur;
2. ndaj disa personave;
3. me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjin ie, krushqie, kujdestarie ose duke
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.