Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7892, DATË 21.12.1994 “PËR SPONSORIZIMET”

Ligji nr. 8282, datë 21 janar 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8282
Data e miratimit
21 janar 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 4 shkurt 1998
Hyn në fuqi
19 shkurt 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1998-02-04

LIGJ

Nr.8282, datë 21.1.1998

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7892, DATË 21.12.1994 “PËR SPONSORIZIMET”

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7892, datë 21.12.1994 “Për sponsorizimet”, në fund të paragrafit të parë të nenit 1,

pas fjalës “enciklopedike” shtohen fjalët “si dhe botuesve të shtypit”.

Neni 2

Në nenin 5 shtohet pika “c” me këtë përmbajtje:

“c. Subjekteve, personave fizikë a juridikë që paguajnë tatim mbi fitimin sipas ligjit nr.7677,

datë 3.3.1993 “Për tatimin mbi fitimin”, shuma e sponsorizuar për botuesit e shtypit u njihet si

shpenzim i zbritshëm deri në masën 10 për qind të fitimit para tatimit.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1996, datë 27.1. 1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.