PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7804, DATË 10.3.1994 “PËR DHOMAT E TREGTISË DHE TË INDUSTRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7869, DATË 12.10.1994
Ligji nr. 8281, datë 21 janar 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8281
- Data e miratimit
- 21 janar 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 4 shkurt 1998
- Hyn në fuqi
- 19 shkurt 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1998-02-04
LIGJ
Nr.8281, datë 21.1.1998
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7804, DATË 10.3.1994 “PËR DHOMAT E TREGTISË
DHE TË INDUSTRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7869, DATË 12.10.1994
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7804, datë 10.3.1994 “Për dhomat e Tregtisë dhe të Industrisë”, ndryshuar me
ligjin nr.7869, datë 12.10.1994, neni 12 ndryshohet si vijon:
“Është në kompete ncën e dhomave lëshimi i certifikatës jopreferenciale të origjinës për
mallrat shqiptare të eksportit dhe i dëshmive të tjera që kërkohen në shkëmbimet ekonomike brenda e
jashtë vendit, me përjashtim të rastit kur ligji ua atribuon këto shërbime organeve të tjera.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave lëshon certifikatën preferenciale të origjinës së mallrave
shqiptare të eksportit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe dhomat e tregtisë përmbushin të gjitha detyrimet
kombëtare e ndërkombëtare që rrjedhin nga kjo kompetencë.
Dhomave u ndalohet të marrin përsipër mbrojtjen e interesave në fushën e politikave sociale
dhe të legjislacionit të punës”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1995, datë 27.1.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.