Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7932, DATË 17.5.1995 “PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 8286, datë 16 shkurt 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8286
Data e miratimit
16 shkurt 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 9 mars 1998
Hyn në fuqi
24 mars 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1998-03-09

LIGJ

Nr.8286, datë 16.2.1998

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7932, DATË 17.5.1995

“PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR

SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në pikën “a” të nenit 5 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në

Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.7932, datë 17.5.1995 “Për disa shtesa e ndryshime

në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë””, pas

shprehjes “në luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë”, shtohet shprehja

me këtë përmbajtje: “në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2000, datë 20.2.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.